Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar sot një bisedë telefonike 30-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden.
Lajmi u bë i ditur nga Zelensky në Twitter, ku tha se ata diskutuan sanksionet anti-ruse dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën.
“Ne duhet ta ndalojmë agresorin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka vendosur kushtet e tij për negociata të mëtejshme me Rusinë , duke këmbëngulur se forcat ruse duhet të “ndalojnë bombardimin e njerëzve” përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim.
Duke folur në një intervistë me CNN dhe Reuters, Zelenskiy tha: Është e nevojshme që të paktën të ndalohet bombardimi i njerëzve, thjesht të ndalet bombardimet dhe pastaj të ulemi në tryezën e bisedimeve.”
Zelenskiy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.