Një ligj i ri që është duke u diskutuar ditët e fundit në Rusi, parashikon një dënim me 15 vite burg për këdo që poston “fake news” rreth luftës në Ukrainë.
Sipas televizionit shtetëror rus, këto masa të reja pritet që të diskutohen në parlament javën e ardhshme.
Ky zhvillim i ri vjen disa ditë pasi policia ruse arrestoi mbi 1000 persona në protestat që u mbajtën në qytete të ndryshme të Rusisë kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Mes të tjerash, mediat do të raportojnë për humbjet ushtarake në Ukrainë, vetëm kur të verifikohen nga Ministria ruse e Mbrojtjes./A2cnn