Gjenerali kryesor që mbikëqyrë armët nukleare të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, ka thënë se aktualisht është i kënaqur me pozicionin aktual të mbrojtjes amerikane, në mesin e një pushtimi në zhvillim të Rusisë në Ukrainë dhe urdhrit të Presidentit rus Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave bërthamore ruse.
Admirali i Komandës Strategjike amerikane, Charles Richard, ka dhënë këto komente gjatë një dëgjimi të komitetit të Dhomës së Shërbimeve për Armatosje.
Ai u është drejtuar ligjvënësve të komitetit, duke thënë se po qëndron në Nebraska për t’u siguruar që pozicioni i forcave amerikane të mbrojtjes është i kënaqshëm.
Po ashtu, edhe zyrtarja e Sekretarisë së Mbrojtjes për Politika, Sasha Baker, ka thënë se Departamenti i Mbrojtjes është i kënaqur me pozicionin e deritanishëm të forcave mbrojtëse amerikane, transmeton express.
Deri tani, SHBA nuk e ka parë të arsyeshme që të ndërmarrë hapa të rinj për mobilizimin e forcave të saj ushtarake, përfshirë edhe ato bërthamore.