Fjalë Kyçe

Rekomandohen trajnime ushtarake për të rinjtë: Përvojën e vetme me armë, kur gjuajnë në dasma

Rekomandohen trajnime ushtarake për të rinjtë: Përvojën e vetme me armë, kur gjuajnë në dasma

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka themeluar Fondin e Sigurisë, duke ftuar qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Analistët në “Debat Plus” në RTV Dukagjini kanë qenë të ndarë sa i përket këtij vendimi të Kurtit.

Ylli Hoxha ka mbështetur idenë për themelimin e një fondi për sigurinë shtetërore.

Ai thotë se Kosova pos armatimit ka nevojë edhe për trajnimin e popullatës në lidhje me përdorimin e armës.

“Të pakët janë njerëzit në Kosovë që kanë pasur afërsi me armët. Brezi nga mosha 18-vjeçare deri në moshën 45-vjeçare nuk kanë kryer manovra ushtarake. Pos atyre që kanë qenë të lidhur profesionalisht me FSK-në, Policinë apo disa që kanë gjuajtur ngapak nëpër dasma e oborre, tjerët nuk kanë përvojë me armë”.

“Pos financimit të blerjes së armëve të reja duhet të financohet edhe trajnimi i të njerëzve për të përdorur armët. Këtë e bëjnë të gjitha shtetet që kanë nevojë për mbrojtje”, tha tutje Hoxha.