Forcat ukrainese vazhdojnë të publikojnë fotografi të ushtarëve rusë të dorëzuar. Në mesin e atyre që i është bashkuar ushtrisë duke e veshur uniformën e duke u armatosur, është edhe deputeti ukrainas, Roman Kostenko.
Deputeti i Parlamentit të Ukrainës është parë në qytetin Mykolaiv në jug të Ukrainës. Ai qëndron i armatosur përpara tre ushtarëve rusë, të cilët janë të lidhur dhe të ulur në gjunj.
/express