Fjalë Kyçe

Mes lotësh ish-ushtari i UÇK-së tregon që ndau 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Mes lotësh ish-ushtari i UÇK-së tregon që ndau 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni ka ndarë së fundmi 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë.

Ai në emisionin “Frontal” në ka thënë se ka pasur nderin që të jetë pjesë e UÇK-së.

Më tutje ai tha se ndjenja që ka për ushtrinë është e jashtëzakonshme.

“Ndjenja ka qenë dhe mbetet e jashtëzakonshme edhe sot kur shohim ushtarë sepse ndër breza shqiptarët janë përpjekur dhe kanë luftuar në forma të ndryshme, pa u ndalur për të arritur qëllimin e lirisë dhe krijimin e mundësisë që ne sot e kemi, pra ushtrinë e Kosovës”, tha ai.

Hyseni tha se ka vendosur që të kontribuojë në Fondin e Sigurisë për shkak të vuajtjeve të shumta ndër breza.

“Kur e kam parë lajmin se Qeveria e Kosovë ka marrë vendim për të krijuar Fondin për të mbështetur FSK-në, kam pasur emocione të papërshkrueshme, siç kam edhe tash, sepse kemi vuajtur shumë si komb”, tha ai.