Një helikopter i Forcave Ajrore Rumune është rrëzuar gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi pranë Kostancës duke shkaktuar vdekjen e 5 personave që ishin në bord.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Konstantin Spinou deklaron se helikopteri IAR 330-Puma ishte vënë në kërkim të një avioni MIG që u zhduk nga radarët ndërsa patrullonte në lindje të vendit.
Shkak për rrëzimin e helikopterit mendohet të ketë qenë moti i keq, pasi piloti kishte kërkuar më herët që të rikthehej në bazë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Ndërkohë që ende nuk ka informacion për avionin MIG të zhdukur./a2cnn