Vladimir Putin president i Rusisë në një deklaratë të fundit për mediat ka lavdëruar ushtarët e tij si “heronj të vërtetë”.
Ai shpall një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë për të cilin thotë se “e hodhi veten në erë” me një granatë për të mos u kapur.
Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe u kanë shpëlarë trurin”.
Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e tij të çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.
Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ata.
Ndërkohë, ai thotë se “operacioni special ushtarak” – siç e ka quajtur Rusia – do të planifikojë ndërhyrje të tjera.
“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.
Kjo thuhet pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë.