Ushtria ukrainase bën të ditur se trupat bjelloruse tashmë kanë hyrë në Ukrainë.
Sipas ushtrisë ukrainase trupat bjelloruse kanë marrë urdhër që të kalojnë kufirin e Ukrainës.
Sipas të njëjtave burime theksohet se ushtria blelloruse po ushtron terror mbi qytetarët ukrainas duke bombarduar qytetet.
Ndërkohë i njëjti zyrtar ukrainas thekson se po nga territori i Bjellrusisë po hyjnë edhe trupat ushtarake ruse. Më herët një zyrtar amerikan bëri me dije se që prej fillimit të konfliktit janë lëshuar 480 raketa mbi Ukrainë.
Zyrtari shtoi se më shumë se 160 kanë ardhur nga Rusia dhe mbi 70 raketa janë lëshuar nga brenda Bjellorusisë.