Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se i gjithë kombi është duke luftuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai u ka bërë thirrje banorëve të Ukrainës që të mos dorëzohen kurrë.
“Ai mund të ndalë dritat, ai mund të ndalë furnizimet e ngrohjes, mirëpo ai nuk mund të vrasë shpirtin ukrainas”, ka thënë Poroshenko në një intervistë për BBC.
Poroshenko ka qenë president i Ukrainës për pesë vjet, deri kur Volodymyr Zelensky fitoi zgjedhjet e vitit 2019.