Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, e duke kënduar mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar.
Disa skena janë parë sonte në Beograd, ku protestuesit e kanë përdhosur flamurin e Bashkimit Evropian, duke e shkelur atë. Këto janë shpërndarë në rrjetin social Twitter.
Kujtojmë së Serbia është i vetmi vend evropian që ka refuzuar thirrjet e BE-së për sanksione ndaj Rusisë./express