Fjalë Kyçe

Deklarata kërcënuese e ministrit serb, Murati: Jeni të vetmit që protestoni pro-Putinit

Deklarata kërcënuese e ministrit serb, Murati: Jeni të vetmit që protestoni pro-Putinit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar pas protestave që u mbajtën në Beograd në mbështetje të Rusisë.

Përmes një postimi në Twitter, Murati thotë se disa ditë më parë ministri i brendshëm serb, Aleksandër Vulin tha se “Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”.

Ai shtoi se njëjtë kishte deklaruar edhe Vladimir Putin për Ukrainën para se të fillonte agresionin e tij ushtarak. Këtë thotë se Serbia e vërtetoi më protestat e sotme në Beograd, ku është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit.

“Nëse Kosova i bashkohet NATO-s, do të jetë një kërcënim për Serbinë”, tha ministri i Brendshëm i Serbisë, duke bërë jehonë të ngjashme me deklaratën e bërë nga Putin disa ditë përpara se të sulmonte Ukrainën. Sonte shohim se ngjashmëritë nuk janë vetëm me fjalë – Beogradi është i vetmi qytet që mblidhet në mbështetje të Putinit”.