Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit që do të duhej të niste në Mariupol dhe Volnovaka në mëngjesin e së shtunës.
Rusia ka fajësuar “nacionalistët” ukrainas për shkeljen e armëpushimit, që parashihte mundësimin e evakuimit të civilëve përmes korridorit humanitar.
Por, Ministria e Jashtme ukrainase sërish ka fajësuar Rusinë.
MPJ e Ukrainës i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë Rusinë, për atë që e përshkroi si “shkelje të rëndë të marrëveshjeve për hapjen e korridoreve humanitare”.
“Granatimet e vazhdueshme e bëjnë të pamundur hapjen e korridoreve humanitare për evakuim të sigurt të civilëve, për dërgimin e ilaçeve dhe ushqimeve”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një postim në Twitter./rel