Fjalë Kyçe

Raportohet se Rusia ka prezantuar korridoret humanitare

Raportohet se Rusia ka prezantuar korridoret humanitare

Rusia ka thënë të hënën se do të hapë korridoret humanitare të martën për t’ua mundësuar civilëve evakuimin nga disa qytete ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe qytetin Mariupol, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP duke cituar agjencitë ruse të lajmeve.

“Nga 10:00 me orën lokale, më 8 mars, Federata Ruse është duke shpallur ‘regjim të heshtjes’ dhe është e gatshme të ofrojë korridore humanitare”, ka thënë një degë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e angazhuar me operacionet humanitare në Ukrainë.

Aty janë renditur disa rrugë të evakuimit nga Kiev, Mariupol, Harkiv dhe Sumoj – qytete të cilat janë përballur me sulme të ashpra nga forcat ruse në ditët e fundit./rel