Fjalë Kyçe

Rusët bombardojnë spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Rusët bombardojnë spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Një spital për fëmijë në qytetin e Mariupolit është shkatërruar plotësisht nga bombardimet ruse, sipas këshillit të qytetit.

“Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është kolosal”, thanë zyrtarët.

Skynews shkruan se nuk dihet ende nëse ka viktima nga sulmi.

Nga pamjet e publikuara të Forcat e Armatosura të Ukrainës shihet spitali i shkatërruar nga bombardimet.