Fjalë Kyçe

Politikanja ukrainase shpërthen në lot gjatë emisionit: Ju lutem Biden, ndihmoni fëmijët tanë

Politikanja ukrainase shpërthen në lot gjatë emisionit: Ju lutem Biden, ndihmoni fëmijët tanë

Ish-deputetja ukrainase Hanna Hopko shpërtheu në lot gjatë një paraqitje në stacionin televiziv amerikan MSNBC.

Duke folur për situatën në Mariupol, ku, sipas zyrtarëve ukrainas, një vajzë vdiq nga dehidratimi, ajo tha e përlotur:

“Nuk ka asnjë shpjegim. Më besoni, nuk ka shpjegim. Ky nuk është vetëm një fëmijë. Ju i keni parë fotot. Ne nuk mund të shohim se sa ukrainas po vdesin. Ju lutemi Biden, ju lutemi Kongresit, ndihmoni njerëzit tanë”, tha ajo, përcjell express.

“Ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë. Shikoni, ne po fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë e rëndësishme për Gjeorgjinë, Moldavinë, për të gjithë botën e lirë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i bindim të gjithë se kjo ka të bëjë me njerëzimin”, tha ajo duke qarë.