Profesori Ujkan Bajra ka folur rreth rritjes së çmimeve të të gjitha produkteve në vend. Ai thotë se ndryshimi nisi që nga pandemia Covid-19.
Bajra ka shpjeguar faktorët që diktuan rritjen e çmimeve.
“Rritja e çmimeve realisht nuk është se ka filluar më 2022, si rezultat i krizës në mes të Ukrainës dhe Rusisë mirëpo që nga shfaqja e Covid-19”, thotë Bajra.
Thotë se shkaqet e rritjes së çmimeve janë të ndryshme, por në radhë të parë mungesa e fuqisë punëtore.
“Mungesa e fuqisë punëtore është elementi i parë që ndikon. Rritja e inflacionit është elementi i dytë si dhe rritja e çmimeve të naftës dhe derviateve të saj është faktori i tretë”, thekson ai në T7.
“Pse ka ardhur deri te kjo, janë shumë faktorë, përfshirë rrezikun politik dhe në këtë rast na lidhet me konfliktin Ukrainë-Rusi por nëse kthehemi në retrospektivë e shohim që si rezultat i pandemisë prodhimi ka ngec, ka pasur mungesë”, shton Bajra.