Ish-boksieri Wladimir Klitschko, reagoi pas bombardimit të maternitetit të Mariupolit nga forcat ruse ditën e sotme.
“Po më dhemb zemra. Po vdesin me dhjetëra fëmijë. Po vdesin në shtëpitë e tyre dhe duke iu larguar luftës”, thotë Klitschko.
“Këto janë rezultatet e operacioneve speciale të Putinit. Kur nuk vret engjëjt e vegjël, vret prindërit e tyre, gjyshërit dhe i shkatërron shtëpitë e shkollat”, shtoi ish-boksieri i famshëm.
“Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj jetës dhe ndaj vetë qytetërimit”, theksoi Klitschko në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.