Një numër i vogël ushtarësh të Britanisë së Madhe dyshohet se kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë kundër Rusisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ushtria Britanike, e cila sqaron se një numër i vogël ushtarësh nuk i janë bindur urdhrit dhe kanë shkuar individualisht në Ukrainë.
“Ushtarët mungonin pa leje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Ushtrisë Britanike.
“Ne po i inkurajojmë fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë.