Dje rreth orës 18:20 është arrestuar një i mitur, në lagjen Dardania 3 në Pejë.
I njëjti ka goditur me shkop druri motrën e tij, po ashtu të mitur.
Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.