Fjalë Kyçe

Bislimi sqarohet pasi u demantua nga zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës

Bislimi sqarohet pasi u demantua nga zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas demantimit që iu bë nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi tha se i vjen keq që nuk e ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ ne informuam’.

“Me të vërtetë falënderues për Bjorn Berge, për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tweet-in tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”” ka shkruar Bislimi.