Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se qeveria e tij do të krijojë një program të posaçëm shtetëror kushtuar rindërtimit të çdo qyteti ukrainas të ndikuar nga pushtimi rus.
“Pas luftës, pas fitores sonë, ne do të rindërtojmë gjithçka që është shkatërruar. Shumë shpejt dhe me një cilësi shumë të lartë,” tha Zelensky në një deklaratë të enjten.
“Një program i veçantë shtetëror për rindërtim do të krijohet për çdo qytet të prekur. Tashmë e kam udhëzuar qeverinë që të fillojë përpunimin”.
“Arkitektët më të mirë, kompanitë më të mira, projektet më të mira. Për çdo qytet! Dua ta them këtë në shembullin e Kharkiv. Kharkiv-i ynë, i cili tani po përjeton vuajtjet më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore… Sheshi i Lirisë do të jetë i tillë që të gjithë, të gjithë ne, të gjithë evropianët do të jenë aty!”, tha ai.