Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar 119 miliardë dollarë dëme në ekonominë e Ukrainës, ka thënë zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Denys Kudin.
Sipas tij, 75% e ndërmarrjeve në zonat e goditura nga lufta kishin ndaluar së funksionuari dhe shumica e ndërmarrjeve metalurgjike në Ukrainën lindore nuk po punonin.
“Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak eksporte metalesh”, ka thënë tha ai, duke shtuar se eksportet e metaleve përbënin një “pjesë të konsiderueshme” të eksporteve të përgjithshme të Ukrainës.