Ukrainasit insistojnë se Fantazma e Kievit është real dhe kanë publikuar një foto për të cilën pretendojnë se tregon pikërisht pilotin legjendar që ka rrëzuar dhjetë avionë rusë.
Ushtria ukrainase ndau imazhin e asit të supozuar të aviacionit, me një kërcënim që shënjestronte pilotët rusë, ku thuhej: “Përshëndetje, okupator, po vij për shpirtin tënd!”.
Në foto, shihet një person në kabinën e një avioni luftarak MiG-29 – por fytyra e tij është e fshehur pas një maskë oksigjeni dhe syzesh të mëdha të zeza. I ashtuquajturi “Fantazma e Kievit” u kthye në simbolin e rezistencës ukrainase përballë pushtimit të Vladimir Putinit pasi zyrtarët e qeverisë ukrainase shpërndanë video të pilotit duke rrëzuar avionë të armikut.
Pamjet supozohej se tregonin Mig-un e tij duke fluturuar përpara se të shkatërronte gjashtë avionë të Kremlinit në fillimin e pushtimit rus, përjcell tch. Por njëra nga videot u hodh poshtë më pas nga ekspertët, që thanë se pamjet në fakt ishin nga një videolojë e vitit 2008 Digital Combat Simulator. Megjithatë, zyrtarët në Kiev vazhdojnë promovimin e pretendimeve të çuditshme se piloti pa emër ekziston vërtet – duke u përpjekur të grumbullojnë sa më shumë mbështetje për rezistencën e tyre kundër pushtimit rus.