Fjalë Kyçe

Presidenti letonez: Duhet një bazë e përhershme e NATO-s në Letoni për tu mbrojtur nga Rusia

Presidenti letonez: Duhet një bazë e përhershme e NATO-s në Letoni për tu mbrojtur nga Rusia

Presidenti letonez Egils Levits theksoi të dielën se një bazë e përhershme ushtarake e NATO-s në Letoni është “absolutisht” e nevojshme për të mbrojtur vendin kundër çdo agresioni të mundshëm rus atje.

“Absolutisht. NATO duhet të forcojë krahun lindor të NATO-s. Janë Baltiku, Polonia, Rumania, kështu që ky do të ishte një sinjal i fortë për Moskën se NATO është e gatshme të mbrojë vendet anëtare,” u shpreh Levits.

Ai deklaroi se pret një shtim edhe të trupave amerikane në Poloni dhe Baltik, në mënyrë që shtet në lindje të jenë më të sigurta dhe të mbrojtura në rast të një agresioni rus.

“Unë i mirëpres gjithashtu trupat amerikane në Poloni dhe Baltik dhe ne kemi nevojë për një prani të përhershme të trupave amerikane në këtë zonë. Mendoj se është një përgjigje ndaj ideve ruse për agresion përtej Ukrainës. Pra, ne duhet të mbrojmë mënyrën tonë të jetesës, demokracitë tona, dhe kjo është një çështje për besimin ndaj Perëndimit. Është një provim për Perëndimin. Është një provim për lidershipin amerikan. Dhe jam i sigurt se Amerika dhe Perëndimi në tërësi, do ta kalojnë këtë provim”, u shpreh presidenti letonez.

Letonia, është vend anëtar i NATO-s që ndan një kufi me Rusinë. Letonia ka dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.