Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky, ku e ka garantuar se do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas në luftën që po bën përballë agresionit rus.
“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin”, ka thënë Johnson gjatë telefonatës së tij me Zelenskyn, raporton skynews.
Gjithashtu Johnson dhe Zelensky dënuan vdekjen e gazetarit amerikan Brent Renaud dhe “ukrainasve të panumërt të pafajshëm”.
“Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti katastrofik”, deklaroi Johnson gjatë bisedës së tij me Zelenskyn.