India mund t’i vijë shumë shpejt në ndihmë Rusinë duke pranuar një ofertë të saj për të blerë naftë bruto dhe mallra të tjera me çmim më të ulët, pavarësisht përpjekjeve perëndimore për të izoluar Moskën përmes sanksioneve.
India, e cila importon 80 për qind të nevojave të saj për naftë, zakonisht blen vetëm rreth 2-3 për qind nga Rusia. Por me çmimet e naftës që janë rritur me 40 për qind për shkak të bllokadës nga Perëndimi, qeveria indiane po shikon mundësi ta rrisë këtë sasi nëse mund të ndihmojë në uljen e faturës së saj.
“Rusia po ofron naftë dhe mallra të tjera me një zbritje të madhe. Ne do të jemi të lumtur ta pranojmë këtë”, tha një zyrtar i qeverisë indiane, duke refuzuar të tregojë se sa ishte zbritja e çmimit, transmeton a2cnn.
India është vendi më i fundit që ofron një rrugë shpëtimi për Rusinë nga sanksionet, ndërkohë që lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të tretë.