Fox News ka konfirmuar se kameramani Pierre Zakrzewski u vra në Ukrainë, kur automjeti me të cilin po udhëtonte u “godit nga zjarri”.
“Me pikëllim të madh dhe zemër të rëndë ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski. Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë,” tha CEO e Fox News Suzanne Scott.
“Pierre ishte një fotograf i zonës së luftës që mbuloi pothuajse çdo histori ndërkombëtare për Fox Neës nga Iraku në Afganistan e deri në Siri gjatë qëndrimit të tij të gjatë me ne,” thotë ajo.