Fjalë Kyçe

Biden: Putin është një kriminel lufte

Biden: Putin është një kriminel lufte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “kriminel lufte”.

“Unë mendoj se ai është një kriminel lufte,” tha Biden.

Kjo është hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.

Më herët ata kishin thënë se po ndjekin me vemëndje situatën në Ukrainë, dhe se sulmet e Rusisë mbi popullsinë civile mund të konsiderohen krime lufte.

“Vërejtjet e Presidentit flasin vetë,” tha më pas sekretarja e shtypit Jen Psaki.

Ajo tha se Biden “po fliste nga zemra”.

Sipas saj hetimi në vazhdim në Departamentin e Shtetit për krimet e luftës ishte ende duke u zhvilluar.

Biden fillimisht tha “jo” kur u pyet nëse Putin ishte një kriminel lufte, por u kthye menjëherë te një grup gazetarësh për të sqaruar atë që ishte pyetur. Kur u pyet përsëri nëse Putin ishte një kriminel lufte, ai u përgjigj pozitivisht.