Fjalë Kyçe

Ndihma erdhi shumë vonë, u thotë Zelensky politikanëve gjermanë

Ndihma erdhi shumë vonë, u thotë Zelensky politikanëve gjermanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.

Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre “erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën”.

“Pse “kurrë më” nuk vlen”, pyeti ai. “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”.

Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi.

“Ne mund të shohim gatishmërinë tuaj për të vazhduar të bëni biznes me Rusinë dhe tani jemi në mes të luftës së ftohtë”, tha Zelesnky.

“Dhe përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë”.

Ai përfundoi duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës. “Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.