Forcat e kërkimshpëtimit janë duke kërkuar në rënoja të teatrit në Mariupol që u shkatërrua mbrëmë nga një sulm ajror rus.
Autoritetet ukrainase janë ende duke synuar të zbulojnë fatin e qindra civilëve që po strehoheshin në teatër pasi imazhet treguan një sektor të objektit trekatësh të shkatërruar.
Petro Andrushchenko, një këshilltar i kryetarit të Mariupoit, ka thënë se disa persona i kanë mbijetuar shpërthimit.
Në teatër po stroheshin afro 1200 fëmijë dhe gra.
“Po pastrohen rrënojat. Ka të mbijetuar. Nuk e dimë numrin e viktimave”, tha ai.
Tetyana Ignatchenko, zëdhënëse e adminitratës rajonale ushtarake të Donetzkut, ka thënë se afro 1000 persona ishin brenda teatrit të Mariupolit një javë më parë.
“Por, pas kësaj, shumë persona ishin në gjendje të iknin. Nuk e dimë saktësisht se sa ishin në teatër. Por llogarisim afro 400-500”, tha ajo.