Një qytetar amerikan ka humbur jetën nga bombardimet ruse në Chernihiv, thotë policia ukrainase.
Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi lajmin duke i shprehur ngushëllimet familjes.
I pyetur për viktimën gjatë një konference, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se mund të konfirmonte se një shtetas amerikan ishte vrarë, por nuk kishte më shumë detaje.
Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.