Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Velykoburlutska-s, Viktor Tereshchenko.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një video-mesazhi Oleh Syniehubov, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv-it.
“Ne kemi lajme sot se [rusët] kapën kreun e komunitetit Velykoburlutska, Viktor Nikolaevich Tereshchenko. Njerëz të tillë duhet të kenë siguri. Victor Nikolaevich u rrëmbye nga vendi i tij i punës dhe u dërgua në stacionin e policisë lokale. Po e mbajnë dhe nuk duan ta lirojnë”, tha Syniehubov.
Vendasit e dënojnë aktin, shtoi ai, dhe tha se po punon për të liruar kryetarin e fshatit sa më shpejt të jetë e mundur, raporton cnn.
“Së shpejti territoret tona të okupuara do të jenë sërish tonat”, tha ai.