Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si diktator vrasës dhe bandit i pastër për shkak të luftës në Ukrainë.
Duke folur në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill, Biden tha se Putin është “një diktator vrasës, një bandit i pastër që po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Tani kemi Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe, e dini Republika (e Irlandës) është bashkuar kundër një diktatori vrasës (presidenti i Rusisë, Vladimir Putin), një banditi të vërtetë, i cili po zhvillon një luftë amorale kundër popullit të Ukrainës. Dhe Putini po paguan një çmim të madh për agresionin e tij. Dhe – dhe ato janë pjesë e arsyes pse kjo kosto po shkon kaq e lartë”, deklaroi Biden.
Por, ditë më parë Biden i tha Putinit edhe epitetin e “kriminelit të luftës”.
“Ai është një kriminel lufte”, u tha Biden gazetarëve pas një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa situata në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet, përcjell Klankosova.tv