Fjalë Kyçe

OKB tregon numrin e të vrarëve në Ukrainë që prej se nisi lufta

OKB tregon numrin e të vrarëve në Ukrainë që prej se nisi lufta

Së paku 816 njerëz janë vrarë dhe 1333 janë plagosur që nga fillimi i pushtetit rus në Ukrainë, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, të premten.

Shumica e shkaktarëve të vdekjeve ishin “përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sulmet ajrore me raketa”, tha OHCR në një raport.

Nga të vrarët janë 152 burra, 116 gra, shtatë vajza dhe 16 djem, si dhe 36 fëmijë dhe 489 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende, tha agjencia e OKB-së.

OHCR tha se “beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, sidomos në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe sidomos në ditët e fundit, për shkak se marrja e informacioneve në vendet ku ka luftime është vonuar dhe ka shumë raporte që janë në pritje të vërtetimit”.