Zyrtarë amerikanë konfirmuan për CNN se Rusia ka goditur me raketa hipersonike Ukrainën, duke bërë që kjo të jetë hera e parë që këto armatime përdoren në luftime.
SHBA ka mundur të gjurmojë goditjet teksa ndodhnin, tha burimi i CNN.
Disa burime thanë për CNN se bombardimi me raketa hipersonike u bë më tepër për të testuar armën e re dhe për t’i treguar Perëndimit kapacitetet ushtarake të Rusisë.
Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se të premten kishte lëshuar raketat hipersonike Kinzhal kundër një depoje armatimesh në perëndim të Ukrainës, duke e shkatërruar totalisht strukturën.
▫️Destruction of a weapons depot of the Armed Forces of Ukraine by high-precision missile weapons strike. We can see the exact hit of an underground hangar with weapons and ammunition. pic.twitter.com/sKTF46Tdb0
— Минобороны России (@mod_russia) March 19, 2022