Rusët dhe ukrainasit rinisin bisedimet nesër me një takim online.
“Një takim online ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase është planifikuar për më 21 mars”,kanë bërë të ditur mediat ukrainase.
Dy palët kanë zhvilluar disa bisedime, por deri më sot nuk është arritur asnjë rezultat konkret.
Në një deklaratë të fundit sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se është gati që të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse përpjekjet për negociata dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të Tretë Botërore”.