Fjalë Kyçe

I mbijetuari i Holokaustit vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë

I mbijetuari i Holokaustit vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë

96-vjeçari, që i ka mbijetuar kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane.

“Njoftojmë se ka vdekur brutalisht Boris Romanchenko, gjatë luftës së përgjakshme në Ukrainë”, thuhet në kumtesë.

“Një bombë gjigante kishte goditur ndërtesën shumëkatëshe brenda të cilës jetonte Borisi. I tërë apartamenti i tij është shembur”, thuhet ndër tjera.