Një incident zjarri me pasojë vdekjeje ndodhi të hënën në Kaçanik.
Policia ka njoftuar se në një dhomë të shtëpisë është gjetur i vdekur një person, i gjinisë mashkullore.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion