Zyrtarët e NATO-s dhe SHBA-së besojnë se Bjellorusia mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.
Ata thanë për CNN se vendi bjellorus tashmë po përgatitet.
“Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bjellorusia të hyjë në konflikt”, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.
Një burim i opozitës bjelloruse tha për CNN se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët e ardhshme.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.