Një grua nga Rusia ka ofruar kurse anglishteje falas për refugjatët ukrainas të strehuar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Këta njerëz nuk do të njohin askënd, por nëse mund t’i bëj të ndihen rehat dhe të qetësohen, kjo është diçka e mirë”, thotë Tatiana Salvage, e cila ka dhënë mësim rusisht në Winchester për dy vitet e fundit.
“Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme”, shton ajo.
Tatiana, e cila ka qenë mësuese e gjuhës për më shumë se 10 vjet, thotë se ka marrë “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Winchester dhe në qytetin e afërt të Basingstoke.
“Unë mendoj se mësimi i një grupi prej 10 vetash do të ishte mirë, por kjo varet nga kërkesa”, thotë ajo.