Forcat ruse kanë lëshuar në drejtim të Lviv-it tre raketa, sipas raportimeve nga qyteti perëndimor i Ukrainës.
Pas shpërthimeve, në horizontin e qytetit u ngritën shtëllunga tymi të zi.
Nga tre raketat e lëshuara, një u ul pranë një antene komunikimi të qytetit. Si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar të paktën 5 persona.
⚡️Lviv Mayor: Lviv attacked.
Andriy Sadovyi said that Lviv was hit following reports about explosions. Lviv Oblast Governor Maksym Kozytskyi said that 3 loud explosions were heard near Lviv, from the east. Sadovyi warned that more strikes may be coming.
Video: tplviv/Telegram pic.twitter.com/7ju5ux8N6d
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 26, 2022
Një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit Lviv tha: “Pati tre shpërthime të fuqishme pranë Lviv në anën e Kryvchytsy-t, tani janë ndezur sirenat, kështu që ruani qetësinë dhe futuni nëpër streha.”
Duket se një nga shënjestrat mund të ketë qenë një rafineri nafte rreth një milje në lindje të qendrës së qytetit të Lviv.