Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, ka thënë se Rusia është “një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte”.
“Epo, ju e dini, është e qartë për ne se Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte dhe ne po punojmë ditë e natë dhe po luftojmë ashpër për të mbrojtur tokën tonë dhe për të mbrojtur demokracinë,” tha Markarova, për CNN.
“Të gjithë duhet të sillen para drejtësisë. Pra, mendoj se do të jetë e vështirë të drejtosh një shtet nga Haga”, shtoi ajo, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale me vendndodhje në Holandë.
Markarova tha se forcat ruse “po vrasin civilë, fëmijë, po shkatërrojnë spitalet tona, infrastrukturën civile, shtëpitë e banimit, kudo. Është një akt kriminel lufte, prandaj ne kemi hapur një hetim në Ukrainë, prandaj Ukraina ka paraqitur të gjithë kërkesën në të gjitha gjykatat ndërkombëtare”.
“Dhe, po, Vladimir Putin, së bashku me të gjithë, çdo rus që është përgjegjës për të, do të duhet të përfundojë në burg për këto krime lufte,” tha ajo.