Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka rikthyer kritikat për perëndimorët në një mesazh të fundit.
Ai ka thënë se “Perëndimit i mungon guximi, luan ping pong”.
“Ukraina ka nevojë vetëm për 1% të avionëve dhe tankeve të NATO-s. Ne kemi pritur 31 ditë. Kush është në krye të komunitetit euroatlantik? Moska është ende atje për shkak të frikësimit?”, ka thënë Zelensku.
Dhe më pas presidenti ukrainas thotë se foli me “mbrojtësit e Mariupolit sot: ata janë në kontakt të vazhdueshëm me ta, vendosmëria e tyre, heroizmi dhe qëndrueshmëria e tyre janë të mahnitshme”.