Fjalë Kyçe

Erdogan flet me Putinin: E rëndësishme është të arrihet një armëpushim

Erdogan flet me Putinin: E rëndësishme është të arrihet një armëpushim

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike pasditen e së dielës me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Mediat turke raportojnë se dy liderët kanë rënë dakord që takimi i ardhëm i negociatave Rusi-Ukrainë të mbahet në Stamboll më 28 dhe 30 mars.

Po ashtu, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar për situatën më të fundit në Ukrainë dhe procesin e negociatave.

“Gjatë takimit, Erdogan nënvizoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më shpejt të armëpushimit dhe ta paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkohë, theksoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë me të gjitha mënyrat në këtë proces”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Turqisë.