Fjalë Kyçe

Zelensky kërkon mbylljen e porteve për anijet ruse

Zelensky kërkon mbylljen e porteve për anijet ruse

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në një fjalim të mbajtur virtualisht përpara parlamentit të Norvegjisë kërkoi më shumë armë dhe i bëri thirrje Evropës që të mbyllë portet për Rusinë.

Zelensky kërkoi raketa kundër anijeve, raketa Harpoon, sisteme raketore anti-ajrore dhe armë antitank.

“Të gjitha armët me të cilat mund të na ndihmoni do të përdoren vetëm për të mbrojtur lirinë tonë, lirinë tuaj,” tha ai.

Lideri i ukrainasve shtoi se Rusia po bllokon portet detare të Ukrainës, gjë që përbën pirateri.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë lirisht portet botërore. Kjo është thyerje e sigurisë globale detare”, tha ai.

Zelensky paralajmëroi po ashtu se e ardhmja e të gjithë kontinentit, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, po vendoset pikërisht tani” në Ukrainë.