Ushtarëve sirianë u janë ofruar deri në 5,000 dollarë në muaj për të luftuar për Rusinë në Ukrainë.
Rusia ka thënë se arritur të mbledhë 16,000 rekrutë nga Lindja e Mesme, dhe se rrjetet sociale janë të mbushura me kërkesa të sirianëve për t’iu bashkuar trupave ruse.
“Rekrutimi në Ukrainë është saktësisht sikurse rekrutimi në Libi, ka përfaqësues në rajon”, ka thënë një rekrut për BBC-në.
“Secili ka të drejtë të ndryshojë vendimin pas aplikimit. Askush nuk mund t’ju detyrojë”.
Ekonomia e Sirisë, veçse e shkatërruar nga lufta civile, tani përballet me rritje të çmimeve për produkte thelbësore.
Rusia ka mbështetur regjimin sirian gjatë luftës civile dhe në mediat shtetërore ruse pretendohet se ushtarët sirianë duan të kthejnë ndihmën./REL