Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi katër milionë banorë të Ukrainës kanë ikur nga ky shtet, prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt.
Më shumë se gjashtë milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, çka nënkupton se në total, një çerek i popullsisë ka braktisur shtëpitë për shkak të luftës.
Kriza me refugjatët ukrainas është më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Deri më 29 mars:
Polonia ka pranuar 2,336,799 refugjatë
Rumania 608,936
Moldavia 387,151
Hungaria 364,804
Rusia 350,632
Sllovakia 281,172 dhe
Bjellorusia 10,90/rel