Presidenti amerikan ka përsëritur qëndrimin e mbajtur prej ditësh tashmë nga SHBA rreth raportimeve për tërheqje të trupave rusë nga Kievi.
Joe Biden, në një dalje për mediat tha se është skeptik ndaj pretendimeve se Rusia do të tërhiqte trupat nga Kievi dhe do të fokusohej në lindje të vendit.
“Është një pyetje e hapur nëse ai në të vërtetë po tërhiqet,” u tha Biden gazetarëve.
“Deri tani, nuk ka asnjë provë të qartë se ai po tërheq të gjitha forcat nga Kievi. Ka gjithashtu prova që ai po forcon trupat në zonën e Donbass-it.”