Kryetari i Bashkisë së Melitopolit Ivan Fedorov dhe tre ligjvënës të tjerë ukrainas morën pjesë në meshën e Vigjiljes së Pashkëve të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikanit.
Vatikani tha se Papa u takua privatisht me delegacionin ukrainas përpara meshës.
“Në këtë errësirë lufte, në mizori, ne të gjithë po lutemi për ju dhe me ju këtë natë. Ne lutemi për të gjitha vuajtjet. Mund t’ju ofrojmë vetëm shoqërinë tonë, lutjen tonë”, tha Papa Françesku.
Fedorov u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar, por u lirua më vonë në një shkëmbim të burgosurish.
Qyteti i tij mbetet nën pushtimin rus.